Mungesa e shtegut ku mund të lëvizin trotinetët elektrik po vazhdon të shkaktojë aksidente rrugore.
Përmes raportit, Policia njofton se në Gjilan, si pasojë e aksidentit viktima femër ka pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor është liruar.
“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe një trotinet që drejtohej nga viktima femër kosovare.
“Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar” – thuhet në raportin e Policisë.
Ndryshe, kohët e fundit është rritur numri i incidenteve me trotinetët elektrik.
insajderi