Për çdo ditë qytetarë të Kosovës kërkojnë ndihmë nga Policia pasi përballen me kërcënime nga njerëz të ndryshëm. E ‘autorë’ të këtyre kërcënimeve, shpesh herë janë edhe familjarë, të cilët pas mosmarrëveshjeve eskalojnë duke përdorur një gjuhë të papërshtatshme dhe duke ngjallur frikë te anëtarët e familjes, raporton Gazeta Sinjali.
E një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në fshatin Nivokaz në Gjakovë, ku një person ka kërcënuar vëllain e tij me vdekje.
Sinjali mëson se i dyshuari fillimisht kishte kërcënuar vëllain e tij duke mbajtur një thikë në dorë dhe duke e paralajmëruar se do e pres në fyt, e më pas kishte dalë në oborr duke bërtitur se do e vrasë.
Njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar, ndaj të cilit me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’.