Luftë por Putini gjen kohë dhe ia blen dy villa luksoze të dashurës së tij në këtë shtet

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin duket se nuk është 100% i fokusuar tek lufta.

Ai duket se po gjen kohë edhe për të dashurën e tij, Alina Kabaeva, shkruan Neutral.al.

Opozita ruse po akuzon Putinin se në kohë lufte ia ka blerë Kabaevës dy shtëpi luksoze në Turqi.

Sipas burimeve opozitare, ish-medalistja olimpike, zotëron tashmë një shtëpi pushimesh në Turqinë jugore pranë plazhit dhe një në Stamboll.

Pronat dyshohet se janë blerë nga një ndihmës i ngushtë të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, shkruan biznesmeni izraelit me origjinë ruse, Leonid Nevzlin.

Ish-bashkëpronari i Yukos dhe një ndër armiqtë kryesorë të Putinit pretendon se Erdogan ka vendosur rojet e tij presidencialë në shtëpitë e shtrenjta të Kabaevës./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *