Vritet reperi i famshëm në Suedi, fitues i çmimit “Grammy”

Reperi fitues i çmimit “Grammy” C. Gambino u vra në një pritë në Suedi.

Gambino (26) parkoi makinën e tij në një garazh në Goteborg të martën në mbrëmje kur sulmuesit qëlluan një breshëri plumbash, sipas mediave suedeze.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë menjëherë.

Të martën në mbrëmje policia ka marrë një alarm për të shtëna me armë zjarri pranë sheshit Selme Lagerlof në Hisingen, shkruan “British Sun”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *