Në një nga shkollat e Gjakovës disa famijë janë përfshirë në një përleshje mes vete.
Sipas Sheremet Elezajt nga policia e këtij qyteti, tha se përleshja ka ndodhur duke goditur njëri tjetrin me mjete të forta.
Fëmijët e lënduar kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
“Rreth orës 10:00 është raportuar se tre fëmijë kanë pranuar trajtim mjekësor pasi ishin përfshirë në një përleshje fizike në një shkollë në lagjen “Dardania” në Gjakovë. Pasi kanë pranuar ndihmën e nevojshme mjekësore janë liruar nga spitali (sipas personelit mjekësor dhe hetimeve të para të zhvilluara bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga mjete të forta). Policia ju ka përgjigjur rastit dhe është duke u vazhduar me procedurë të rregullt hetimore”, tha Elezaj.