Një person në Gjakovë e ka goditur me veturë një këmbësore sot në Gjakovë.
Personi që e ka shkaktuar aksidentin kuptohet se është djali i shoferit të deputetit, Pal Lekaj
Sinjali raporton se Leart Kusari, i biri i Leandrit Kusarit, dyshohet se derisa ishte nën ndikimin e alkoolit, ka goditur me automjet një vajzë, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Në bazë të informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur gjatë ditës dhe Policia ka intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
I dyshuari Kusari është shoqëruar në stacion policor dhe më pas me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.
Burimet e medias kanë bërë me dije se i dyshuari ka vozitur pa patentë shofer, pasi ky dokument i ishte konfiskuar për 9 muaj.
Kusarit i është konfiskuar edhe automjeti dhe brenda aftit ligjor pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.