Çifti i moshuar nga Kosova arrestohet në Dortmund, duhet të vuajë dënim me burgim

Një çift i moshuar nga Kosova është arrestuar në aeroportin e Dortmundit të mërkurën, raporton “T-Online.de”. 

Çifti kishte udhëtuar në Dortmund me mbesën e tyre. Por, u ndalua nga policia federale. Në gusht të vitit 2009, gjykata rajonale e Stuttgartit i kishte dënuar ata me shtatë vjet e gjashtë muaj burgim secilin për pengmarrje. Prokuroria publike e Stuttgartit i kishte shpallur në kërkim 60-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij 63-vjeçare. 

Çifti kishte tentuar të kalonte kontrollin doganor me mbesën tetëvjeçare, pasi fluturuan nga Prishtina. 

Skanimi i gjurmëve të gishtërinjve konfirmoi identitetin, ka njoftuar policia e Dortmundit. Pasi që çifti kishte vuajtur vetëm një pjesë të dënimit, duhet ta vuajë pjesën tjetër tash. 

60-vjeçari kontaktoi të birin 34-vjeçar në Recklingshausen. Sipas policisë 34-vjeçari mori mbesën nën kujdes, pas konsultimit me zyrën e mirëqenies së të rinjve. 

Policia e dërgoi çiftin e moshuar në një institucion korrektues. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *