Një çift i moshuar nga Kosova është arrestuar në aeroportin e Dortmundit të mërkurën, raporton “T-Online.de”.
Çifti kishte udhëtuar në Dortmund me mbesën e tyre. Por, u ndalua nga policia federale. Në gusht të vitit 2009, gjykata rajonale e Stuttgartit i kishte dënuar ata me shtatë vjet e gjashtë muaj burgim secilin për pengmarrje. Prokuroria publike e Stuttgartit i kishte shpallur në kërkim 60-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij 63-vjeçare.
Çifti kishte tentuar të kalonte kontrollin doganor me mbesën tetëvjeçare, pasi fluturuan nga Prishtina.
Skanimi i gjurmëve të gishtërinjve konfirmoi identitetin, ka njoftuar policia e Dortmundit. Pasi që çifti kishte vuajtur vetëm një pjesë të dënimit, duhet ta vuajë pjesën tjetër tash.
60-vjeçari kontaktoi të birin 34-vjeçar në Recklingshausen. Sipas policisë 34-vjeçari mori mbesën nën kujdes, pas konsultimit me zyrën e mirëqenies së të rinjve.
Policia e dërgoi çiftin e moshuar në një institucion korrektues.