Një veprim që ka mundur të përfundojë në tragjedi ka ndodhur në fundin e klasikes mes Independiente Medellín dhe Atletico Nacional, ndeshje kjo e vlefshme për BetPlay League 1-2024, përcjell Klankosova.tv
Nga tifozët një thikë e goditi në kokë lojtarin Pablo Ceppelini, teksa ai po përpiqej të ekzekutonte një goditje këndi.
Gjyqtari qendror, Wilmar Roldan, vendosi të priste disa minuta dhe ta mbyllte ndeshjen, por lojtari i Nacional u ngrit dhe bashkëlojtarët gjithashtu ranë dakord për të vazhduar lojën.
Megjithatë, pati kritika të mëdha, pasi ky nuk është vetëm një nga aktet e dhunës që mund të ndodhin në kuadrin e futbollit kolumbian, por ai mund të kishte shkaktuar edhe një tragjedi, gjë që për fat nuk ndodhi.