Shefi i Leverkusenit: Gabova kur thashë që Wirtzi kushton 150 milionë – s’i kemi vënë çmim

Shefi ekzekutiv i Bayer Leverkusenit, Fernando Carro, i ka ngrënë fjalët rreth çmimit të mjeshtrit të ri të mesfushës gjermane, Florian Wirtz.

20-vjeçari që është ndër më të spikaturit në suksesin madhor të këtij stinori në kampionin e ri gjerman kushtonte 150 milionë euro sipas fjalëve të dikurshme të Carros.

Mirëpo, gjërat kanë ndryshuar.

“Gabova kur thashë që ka një çmim prej rreth 150 milionë eurosh për Florian Wirtzin”, ka thënë Carro për Sport Studio.

“Në fakt, ai nuk ka çmim për ne”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *