Këngëtari Labinot Tahiri vazhdon të bëjë vepra humanitare kurdoherë, shkruan Neutral Bizz.
Së fundmi, ai ka ndihmuar disa shtetas të Kosovës të cilët janë bllokuar në kufirin Kroaci-Serbi.
Labi, ka publikuar një video dhe disa fotografi teksa ka ndihmuar shqiptarët për të cilët tha se “ata ndoshta dhe nuk kanë pasur shumë para me vete dhe në këtë rast jemi njeri për tjetrin”.
Postimi i plotë:
E rendesishme te kufiri KROACI-SERBI!
Isha në Kroaci!
Aty kam fjetur dhe Ishte e pa hijshme nga ana ime që të kaloja pa u kthyer me i pershendet qytetarët tanë , të cilët janë ndaluar qe sa orë në kufirin Kroaci-Serbi!
Po ashtu, i qarrosa në emer të të gjithë juve gurbetqar e shqiptar anekend botes!
Ndalova sepse e dija se ata ndoshta dhe nuk kanë pasur shumë para me vete dhe në këtë rast jemi njeri për tjetrin.
Kam berë edhe veprime të tjera por ato mbeten vetem për udhëtarët në rastëse ata qendrojnë me shumë aty pari…
Respekt për agjensionet e udhetimit ku me mundesit e tyre po mundohen që të ju gjinden udhetarëve.
Shpresojë te Zoti që të behet zgjidhje sa më parë.