Bllokimi i kosovarëve, reagon zyrtari i Qeverisë: Është ndaluar edhe zv.drejtori i Policisë nga komuniteti serb

Këshilltari për Çështje Evropiane dhe Rajonale në Zyrën e Kryeministrit, Jeton Zulfaj, ka thënë se në mesin e të ndaluarve nga autoritetet e Serbisë në pikat kufitare është edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, nga komuniteti serb.

Zulfaj tha se në mesin e të bllokuarve janë dhjetëra fëmijë të cilët po mbahen peng, pa u siguruar ushqim dhe mjekim.

“Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim”, ka shkruar Zulfaj në rrjetin social “X”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *