Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka dhënë detaje të reja për vrasjen makabre në Pejë. Atje një grua u vra e dorasi dyshohet të ketë qenë bashkëshorti i saj.
Ai tha se që nga viti 2021 nuk ka pasur raste të raportuara në polici nga kjo familje për dhunë në familje.
“Ajo çfarë ne dimë është që nga viti 2021 nuk kemi pasur raste të raportuara në polici për dhunë në familje në këtë familje. Ne po i analizojmë raportet tona”, tha Hoxha.
Ai tutje tha se do të hetojnë edhe nëse policët e kanë kryer punën si duhet dhe rreth mundësisë që ky rast mund të jetë neglizhuar më parë.