Vrasja në Pejë, Hoxha: Nga 2021 s’ka pasur raportime për dhunë në familje nga kjo familje

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka dhënë detaje të reja për vrasjen  makabre në Pejë. Atje një grua u vra e dorasi dyshohet të ketë qenë bashkëshorti i saj.

Ai tha se që nga viti 2021 nuk ka pasur raste të raportuara në polici nga kjo familje për dhunë në familje.

“Ajo çfarë ne dimë është që nga viti 2021 nuk kemi pasur raste të raportuara në polici  për dhunë në familje në këtë familje. Ne po i analizojmë raportet tona”, tha Hoxha.

Ai tutje tha se do të hetojnë edhe nëse policët e kanë kryer punën si duhet dhe rreth mundësisë që ky rast mund të jetë neglizhuar më parë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *