Balldëska e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës është rehatuar me një pozitë në Ministrinë e Ekonomisë. Edona Bajçinca është emëruar Këshilltare Politike e Ministres Rizvanolli.
Edona Bajçinca është emëruar në pozitën e këshilltares Politike të Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, shkruan Insajderi.
Emërimi i Edonës në këtë pozitë është publikuar edhe në faqen e Ministrisë së Ekonomisë.
Edona Bajçinca është motra e gruas së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës.
Ajo në rrjetet e saj sociale jo rrallë herë ndan fotografi të ndryshme familjare bashkë me motrën e saj, Emira Bajçinca-Konjufca, e cila njëkohësisht edhe gruaja e Glauk Konjufcës.
Në fotot më poshtë shihet Edona Bajçinca, bashkë me kryetarin Konjufca dhe gruan e tij.
Edona Bajçinca kishte qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje që nga viti 2005.
Kjo dëshmohet edhe me anë të një fotografie të publikuar para 3 viteve nga Edona, ku shihet përkrahë me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufcën.
Të dy të veshur në maica me logo të Lëvizjen Vetëvendosje.