Videoklipi i Getit me reperin e famshëm publikohet pasnesër

Këngëtari i famshëm shqiptar, Getoar Selimi, i njohur si Ghetto Geasy, ka bërë të ditur se të dielën e kësaj jave do ta publikojë një videoklip të ri. 

Lajmin e bëri të ditur përmes llogarisë së tij në rrjetin social Instagram.

Ai ka postuar një fotografi ku shihet bashkë me reperin e famshëm shqiptar Ledri Vula, në ulëset e pasme të një veture.

“31.03.2024 -THUJ”, ka shkruar Selimi.

“MMV prapë po ia qitka VULËN”, ka shkruar një nga adhuruesit nën postimin e yllit, ndërkohë që të tjerë adhurues shkruanin komente të ngjashme duke thënë se mezi po e presin këtë bashkëpunim.

Një dekadë më herët Tingulli 3Nt, grupi muzikor, që Selimi e kishte bashkë me reperin e njohur, Agon Amiga, kishte bërë bashkëpunim me grupin e njohur Skillz, pjesë e të cilit ishte reperi Vula bashkë me Visar Shalën.

Kënga e quajtur “A e din se”, ishte realizuar gati dy dekada më parë dhe kishte marrë shumë pëlqime nga publiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *