Ky edicion i Big Brother është duke u cilësuar si sezoni me më së shumti “lojtarë” të dhunshëm.
Natyrisht se Egla është njëra ndër personazhet që kritikohet pothuajse çdo “Prime” për qasjen e saj me banorët e tjerë. Dhuna psikologjike është pjesë e pandashme e saj. Këtë e ka provuar me të gjithë lojtarët e shtëpisë.
Pasditën e djeshme, teksa qëndronin në oborr, ajo ka sulmuar Jetmirin duke ‘përdorur’ vajzën e tij.
Ajo i ka bërë një thirrje Emës, vajzës së Jetmirit, duke i treguar se i ati i saj i heq jorganin gocave të shtëpisë.
“Babi i heq jorganin në fund të këmbëve gocave kur flenë gjumë. Kaq di të bëjë babi Ema. Ema babi është i detyruar zemra që ti uli jorganin gocave në krevat. Tu vëri edhe mbeturina grave të tjera në krevat…”- është shprehur Egla.