“Babi i heq jorganin gocave”, Egla sulmon banorin e BBVA duke i ‘përdorur’ vajzën

Ky edicion i Big Brother është duke u cilësuar si sezoni me më së shumti “lojtarë” të dhunshëm.

Natyrisht se Egla është njëra ndër personazhet që kritikohet pothuajse çdo “Prime” për qasjen e saj me banorët e tjerë. Dhuna psikologjike është pjesë e pandashme e saj. Këtë e ka provuar me të gjithë lojtarët e shtëpisë.

Pasditën e djeshme, teksa qëndronin në oborr, ajo ka sulmuar Jetmirin duke ‘përdorur’ vajzën e tij.

Ajo i ka bërë një thirrje Emës, vajzës së Jetmirit, duke i treguar se i ati i saj i heq jorganin gocave të shtëpisë.

Babi i heq jorganin në fund të këmbëve gocave kur flenë gjumë. Kaq di të bëjë babi Ema. Ema babi është i detyruar zemra që ti uli jorganin gocave në krevat. Tu vëri edhe mbeturina grave të tjera në krevat…”- është shprehur Egla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *