Shumë vite më parë dy prej grupeve më të mëdha të rap-it shqiptar kanë qenë BabaStars dhe OTR.
Anëtarët e të dyjave label-ave u përfshinë edhe në përleshje të cilat përfunduan me rrahje.
Vite më parë anëtarët e dy grupeve kishin një sherr dhe grindje fizike mes tyre, ngjarje kjo e ndodhur në aeroportin e Zurichit dhe që atë kohë u bë e madhe dhe e njëjta vazhdon të komentohet dhe të rikthehet në vëmendje.
Ish-anëtari i BabaStars, reperi Agon Amiga në një ‘live’ të zhvilluar në rrjetet sociale me Kozakun zbuloi se si qëndron e vërteta dhe ngjarja si ka rrjedhur.
“Ishim në aeroplan për Zurich, nuk e dija që ishte edhe Noizy, dhe duke dal nga aeroplani po më thotë Geti edhe Noizy është këtu, ishin edhe Ledri, Visari (Skivi), unë mbeta i fundit dhe doja ta takoja, duke ecur vjen Noizy përball meje dhe po e shikoja, dhe po i them më njeh, më tha më dukesh fytyrë e njohshme, dhe i thash të tregoj sa të dalim nga aeroporti. Noizy ishte vet i dyti, ka qenë edhe Dafina Zeqiri me Ledrin, dhe ky i fundit e godet menjëherë Noizyn, u rrahëm dhe më pas na zunë policia, Geti e kërkonte zinxhirin e tij, si ka mbërri Noizy në hotel ka postuar pamje me zinxhir të Getit me vete duke pyetur fansat se a e din kujt i takon ky zinxhir”, ka treguar Agon Amiga.
Tutje ai ka zbuluar edhe arsyet e mosmarrëveshjen me Getoar Selimin, me të cilin ka ndërprerë bashkëpunimin prej kohësh.
“Konflikti me Getin shkurt dhe shqip lindi punë interesi, punë leku, kështu konflikt fizikisht nuk kam patur asnjëherë”, u shpreh Reperi
Kujtojmë që disa prej personave të përfshirë në konflikt sot gëzojnë raporte të mira me njëri-tjetrin.