E rëndë/ Vetura godet një 16-vjeçar në Ferizaj

Një 16 vjeçar është goditur nga vetura në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli tha se 16-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Ju njoftojmë se rreth orës 12:00 në rrugën magjiatrale Ferizaj-Prishtinë saktësisht në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni , ku një veturë ka goditur një këmbësor 16 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, u shpreh ai.

“Ekipe të policisë së komunikacionit rrugor kanë në vendin e ngjarjes, të cilët po e hetojnë rastin.”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *