Policia e Kosovës njofton për një rast të degradimit të integritetit seksual që ka ndodhur në Skenderaj.
Sipas njoftimit, një vajzë kishte shkëmbyer foto intime me të dyshuarin, i cili është intervistuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“DEGRADIM I INTEGRITETIT SEKSUAL, Skenderaj 29.11.2023. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se viktima femër kosovare, kishte shkëmbyer foto intime me të dyshuarin mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.