Një i mitur është arrestuar në Prishtinë, pasi ishte parë me armë në hapësirat e shkollës së mesme
Pas intervistimit, i njëjti është liruar, ndërsa arma i është konfiskuar.
“Prishtinë 23.02.2024-17:30. Është raportuar se në hapësirat e shkollës së mesme është parë një person me një armë. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar dhe nga ai është konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.