Përzgjedhësi i Zvicrës Murat Yakin ka publikuar listën e lojtarëve për tri ndeshjet e fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.
Helvetikët fillimisht do të ballafaqohen me Izraelin me datë 15 nëntor, teksa më pas do ta presin Kosovën tre ditë më vonë.
Kampanjën kualifikuese, Zvicra do e mbyll ndaj Rumanisë me datë 21 nëntor.
Të gjitha këto ndeshje do të zhvillohen duke filluar nga ora 20:45.
Në mesin e të ftuarve te Zvicra është Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Andi Zeqiri.
Përndryshe grupin I, e kryeson Rumania me 16 pikë të grumbulluara nga tetë ndeshje, Zvicra është e dyta me një pikë më pak, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në vendin e tretë është Izraeli me 11 pikë, me dy takime më pak të luajtura. Në pozitën e katërt është Kosova me shtatë sosh.
Në vendin e pesë dhe të gjashtë është Bjellorusia dhe respektivisht Andorra me vetëm dy pikë.