Moti për sot: Temperaturat shkojnë deri në 15 gradë

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe ditët në vazhdim në vendin tonë.

“6.02 – Mot i butë, kryesisht me diell. Mundësi për mjegull/mjegullinë orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave.

7.02 – Butë me intervale me diell dhe vransira kalimtare.

8.02 – Vransira kalimtare, pasuar me intervale më të gjata me diell gjatë ditës. Mbetet butë.

9.02 – Butë e kryesisht me diell.

Erërat frynë kryesisht nga jugperëndimi e perëndimi të lehta dhe mesatare 4-13m/s.

Shtypja atmosferike fillimisht e lartë, me tendencë të rënies përreth vlerave normale.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *