Sipas informacioneve më të fundit, blerësit e Ferrari në Shtetet e Bashkuara mund të paguajnë në kriptovaluta, kur duan të blejnë ndonjërin prej modeleve prestigjioze të markës italiane.
Pagesat me kriptovaluta do të jenë të mundshme edhe në Evropë gjatë vitit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.
Kriptovalutat janë bërë pjesë e jetës sonë, kështu prej disa viteve njerëzit mund të blejnë vetura në vende të ndryshme të botës.
Edhe Ferrari i është bashkuar këtij trendi, të paktën në Shtetet e Bashkuara, e kjo metodë pagese së shpejti do të zgjerohet në pjesë tjera të botës.
Pas këmbënguljes së shumë blerësve, prodhuesi italian ka arritur partnerit me BitPay dhe pranon pagesa në Bitcoin, Etherum apo me USDC.
E italianët me gjasë janë përgatitur mirë për këtë hap, pasi që BitPay në momentin e transaksionit e shndërron në valutë tradicionale, për të shmangur problemet në bursën ndërkombëtare.
Blerësit në Evropë gjithashtu nga viti i ardhshëm do të mund të paguajnë me kriptovaluta, modelet prestigjioze nga Maranello e Italisë.