66 aksidente trafiku të shkaktuara brenda 24 orëve në Kosovë – Policia shqiptoi mbi 2 mijë gjoba

Rritja e numrit të aksidenteve në komunikacion është ngritur si një shqetësim i madh në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për aksidente të shumta dhe në shumicën prej këtyre rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes dhe shkeljes së rregullave. Mesatarja e vdekjeve në trafik, në 21 vjetët e fundit, shkon në 133.

Vetëm në 24 orët e fundit bëhet e ditur se janë shkaktuar 66 aksidente, ndaj të cilave 23 kanë përfunduar me të lënduar, kurse 43 të tjera vetëm me dëme materiale.

Sa i përket shqiptimit të gjobave në trafik, Policia ndau hiç më pak se 2014 tiketa për personat që thyen rregullat në komunikacion.

Ndërkohë, Policia njoftoi se brenda këtij 24-orëshi, u arrestuan 14 persona, ndërkaq 6 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Një aksident i përcjellur me fatalitet së fundi ndodhi javën e kaluar, kur për pasojë humbi jetën tragjikisht një person, i cili u godit nga një veturë.

Siç kishte mësuar Sinjali, bëhej fjalë për 26-vjeçarin, Shkumbin Hebibaj, 26 vjeçar nga Deçani.

Lidhur me këtë, Gazeta Sinjali po ashtu mësoi se për aksidentin u ndalua e dyshuara Y.Berisha, të cilës iu caktua masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Masën e ndalimit e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Prishtinës.

“Ju njoftojmë se lidhur me aksidentin që ndodhi sot në rrugën ‘Agim Ramadani’, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarës, për veprën penale ‘Rrezikim i trafikut publik’ (me fatalitet)”.

“E dyshuara është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48-orësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *