Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha është kapur me një deputet të Vetëvendosjes, teksa po fliste në seancën që po mbahet në Kuvend, lidhur me rezolutën për mbështetjen e Policisë, që nuk u fut në rend dite, si pasojë e mosvotimit nga partia në pushtet.
Berisha tha se duhet të plotësohen kushtet e Policisë, për çka pati një reagim nga një deputet i VV-së, të cilit iu kundërpërgjigj.
“A ka shqiptarë që e din që u dënu apo u përgjigj për krimin dhe gjenocidin që e ka bo në Kosovë. Jemi metë tu i kallxu njoni tjetrit qysh është Serbia e keqe. Ku është ministrja e Punëve të Jashtme, le t’ju kallxon ndërkombëtarëve. Për asnjë masakër nuk është përgjigj Serbia. Dilni vëlla kallxoni dikujt nëpër botë.
Pe shoh që kaniherë liderët te na kanë qef mu vet edhe për ma gjonë, për Evropë. Na si individë jemi të dedikum për me dështu, por sot qitu kemi fuqi me ndreqë një problem, me ia plotësu kushtet Policisë së Kosovës.
O ti djalë, ti nashta menon që jom t’u bo hajgare, mos më shti me të ardhë qaty. Mos ndërhyj kur jom t’u folë.”, tha ai.