Suarez zbulon se kush ishte mbrojtësi që e çmendi Messin

Sulmuesi Luis Suarez ka qenë prej vitesh me Lionel Messin te Barcelona. Uruguaiani dhe argjentinasi kishin një marrëdhënie veçanërisht të mirë dhe përveçse në fushë, ishin shumë të afërt edhe jashtë fushës dhe ka shumë indikacione se do të bashkojnë sërish forcat te Inter Miami.

Gjatë stërvitjes, Suarez dhe Messi takoheshin shpesh me Ronaldo Araujo-n, i cili iu bashkua ekipit të dytë të Barcelonës në vitin 2018 dhe mbrojtësi debutoi në ekipin e parë në tetor 2019. Suarez e njeh shumë mirë Araujon, sepse luanin së bashku në kombëtare.

Sot, mbrojtësi uruguaian është një nga mbrojtësit kryesorë në botë dhe faqja profesionale “Transfermarkt” e vlerëson 24-vjeçarin deri në 70 million euro. Më shumë vlerësohen vetëm Josko Guardiol nga Manchester City dhe bashkëlojtari i tij Ruben Dias. “Araujo?” një mur. Por unë gjithmonë kam besuar në të. Më kujtohet kur ishte 20 vjeç dhe ndaloi Leo Messin në stërvitje. Ky fëmijë eshtë një mur”, tha Suarez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *