Ana Kabashi ka reaguar publikisht në mbrojtje të motrës së saj, Artës, pjesëmarrëse në Big Brother VIP Albania 3, pas një ngjarjeje që ka ndodhur brenda shtëpisë.
Arta u komentua ashpër nga banorja tjetër, Ilnisa, lidhur me fizikun dhe pamjen e saj.
Përmes një postim në Facebook, Ana denoncoi qasjen e Ilnisës si seksiste dhe të dëmshme, duke shprehur frustrimin dhe zhgënjimin e saj ndaj sjelljes që motivohet nga paragjykime dhe mentaliteti patriarkal. “Arta Kabashi është pyetur me tendenca të këqija për pamjen dhe fizikun e saj”, shkruan Ana. “Është sulmuar nga Ilnisa, banorja tjetër e asaj shtëpie”.
Ana thekson në mbrojtje të motrës së saj se nëse do të vlerësoheshin sjelljet e Ilnisës nga parimet liberale, ajo do të konsiderohej “një person i ulët” për shkak të qasjes bullizuese dhe patriarkale. Kritikat e Anës përfshijnë edhe komentet e bëra nga Ilnisa rreth roleve gjinore, siç është deklarata se “djelmoshat nuk bëjnë të lajnë enë”.
“Është e tmerrshme kur i sheh gratë agjentë të seksizmit dhe patriarkalizmit”, shton Ana, duke kërkuar që Big Brother VIP Albania të vazhdojë me misionin e tij që të thyej paragjykimet dhe tabutë.
Ajo madje është shprehur me fjalët: “Ajo [Ilnisa] është një e pamoralshme, sepse ka hyrë në një format të pamoralshëm dhe të ulët”.