Koreja e Jugut ndalon mishin e qenit, pronarët e restoranteve të zemëruar

Korea e Jugut ka miratuar një ligj të ri që synon heqjen e shitjes së qenve dhe mishit të qenit deri në vitin 2027, si dhe praktikën shekullore të ngrënies së mishit të qenit në këtë vend.

Sipas ligjit të ri, do të ndalohet mbarështimi apo therja e qenve për konsum, si dhe shpërndarja apo shitja e mishit të qenit. Ata që se respektojnë ligjin, do të vuajn burgun.

Ata që vrasin qen për mishin e tyre mund të dënohen deri në tre vjet burg, ndërsa ata që rritin qen për këtë qëllim ose shesin mish qeni mund të përballen me dy vjet burgim.

Sipas statistikave të qeverisë, Koreja e Jugut kishte rreth 1,600 restorante të mishit të qenve dhe 1,150 ferma qensh në vitin 2023, shkruan Gazeta Neutral.

Presidenti aktual Yoon Suk Yeol dhe Zonja e Parë Kim Keon Hee janë adhurues të njohur të kafshëve, ata kanë deri në gjashtë qen dhe zonja Kim ka bërë thirrje për t’i dhënë fund praktikës së ngrënies së qenve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *