Ballkani dështon edhe ndaj Gjilanit – rrezikon kreun e tabelës, Malisheva vazhdon formën fantastike

Sot janë zhvilluar dy duele në kuadër të xhiros së 22-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani ka bërë një tjetër hap fals në fazën e dytë të sezonit, duke dështuar të fitojë edhe ndaj Gjilanit në Suharekë.

Skuadra suharekase është ndarë në barazim 1-1 me skuadrën e Gjilanit.

Të dy golat e ndeshjes u realizuan në pjesën e parë, me vendasit që fillimisht kaluan në avantazh përmes Edvin Kuc, për t’u barazuar më pas nga mysafirët në fund të pjesës së parë pas një penalltie, të cilën e konkretizoi në gol Elvedin Heric.

Me këtë barazim, Ballkani tani rrezikon kreun e tabelës, duke qëndruar me 45 pikë të mbledhura, dy më shumë sesa Llapi të cilët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Gjilani ndërkohë me këtë pikë mbetet në pozitën e 8-të me 22 pikë.

Ndërkohë Malisheva ka vazhduar me serinë e tyre pozitive të rezultateve, duke triumfuar edhe ndaj Feronikelit 74.

Malishevasit fituan me rezultat 2-1, duke e përmbysur rezultatin me dy gola të vonë nga fantazisti Drilon Hazrollaj në minutat 78′ dhe 89′.

Me këtë fitore, Malisheva ngritet tani në kuotën e 38 pikëve e ranguar në pozitën e 4-të, kurse Feronikeli mbetet në pozitën e 7-të me 23 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *