Vrasja në Kolovicë: Ndalohet njëri prej të plagosurve që po trajtohej në QKUK

Prishtina u trondit të martën nga dy incidente që ndodhën në orët e pasdites dhe në mbrëmje, e që përfunduan tragjikisht me vrasje. Nga konflikti ku u përfshinë dy grupe, mbetën të vdekur dy persona. Katër personat që po dyshohen për plagosje dhe vrasje, të cilët ndodhen në arrati tashmë janë shpallur në kërkim nga Policia.

Të plagosur kanë mbetur edhe dy të rinjtë, Lum Halilaj dhe Bilall Kqiku, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit, është ndaluar njëri prej të plagosurve i cili po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lidhur me rastin është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë duke trajtuar në QKUK lidhur me nje rast te mehershem, me 27.03.2024 ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin I dyshuari mashkull kosovar  i cili po ashtu ishte duke u trajtuar në QKUK është intervistuar dhe me  vendim të prokurorit,  është dërguar ne mbajtje kurse  trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kujtojmë se Fitim Doda dhe Arijan Sijarina dyshohen për tentim vrasjen në lagjen Kolovicë, në orët e pasdites, ndërsa vëllezërit Naim dhe Ahmet Berisha po kërkohen për vrasjen e rëndë, që ndodhi në mbrëmje.

Edhe pse po hetohen si dy raste, motivi dyshohet se lidhet me konfliktin pas plagosjes së Naim Berishës, viktimë e rastit të parë dhe i dyshuar për rastin e dytë.

Pas incidentit që ndodhi në pikë të ditës, ku pati të shtëna me kallashnikov, banorët e lagjes “Kolovica” u trazuan edhe në mbrëmje, kur u dëgjuan sërish gjuajtje me armë.

Dy vëllezërit Berisha dyshohet se i kanë dalë në pritë të dyshuarit Fitim Doda për t’iu hakmarrë për plagosjen në mesditë.

Në momentin kur ka ndodhur sulmi, bashkë me Dodën në veturë kanë qenë edhe disa persona të tjerë, në mesin e të cilëve edhe viktima Egzon Haziri, i cili vdiq në vendin e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *