“Prekni Kosovën, shuheni për 36 orë” – DASH paralajmëron Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditë më parë tha se njësi të specializuara të ushtrisë serbe janë parë disa metra larg kufirit të Kosovës.

Kurti ka publikuar në Facebook, një video përmes së cilës prtenedon se ushtarët serbë ndodhen në kufi me veriun e Serbisë, konkretisht në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut.

“Ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërcënoi publikisht Kosovën, duke thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar”. Sot gjatë ditës, njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut. Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën”, shkruan Kurti. 

Një javë më pas, Departamenti i Shtetit ka dërguar mesazh të qartë Serbisë.

Gazeta Neutral merr vesh nga burimet e saj se disa ditë më parë, ambasadori i Amerikës në Serbi, Christopher Hill ka njoftuar qeverinë e Serbisë se departamenti amerikan (DASH) ka dërguar një mesazh të qartë për të mos nisur luftë në Kosovë.

“Nëse me ushtri tentojnë të futeni në Kosovë, atëherë për 36 orë do të shuhet shteti serb”, thonë burimet.

Ndryshe, Vuçiq, publikoi mbrëmë një fotografi me djalin e tij, derisa në bluzën e djalit të tij shihej harta e Kosovës ku shkruante “Nuk ka dorëzim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *