“Ajo është vajzë besnike, jam krenare që edukova një luaneshë”- reagon nëna e Santianës

Santiana është njëra nga banoret më të komentuara të Big Brother VIP Kosova 2.

Loja e saj me konkurrentin tashmë të eliminuar, Ylli Dervishi, u kritikua tejet ashpër ku nuk munguan as etiketimet e ndryshme.

Pavarësisht kritikave, kur dhe ky format është në prag të finales, ka reaguar edhe nëna e saj, duke kërkuar mbështetjen e publikut për ta dërguar Santianën në finale.

Ajo po ashtu tha se Santiana është një fëmijë i edukuar, që di t’i bëjë ballë çdo padrejtësie.

“Duke e njohur personalitetin e saj, qe nga lindja, e kam privilegjin dhe sigurine qe te flas hapur dhe drejte per te. Santiana, nga momenti kur e mori ftesen per BBVK2, me entuziasem e pranoi, pa u frikesuar. Sepse ajo eshte reale, e drejte dhe sypatrembur ne çdo aspekt te jetes edhe jashte edhe brenda asaj shtepie. Santiana si vajze besnike, asjehere nuk e ka zhgenyer askend, as neve ne familje e as shoqerine e saj.”- ka shkruar nëna e Santianës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *