Gjendet shëndosh e mirë, Muhamet Sadrija – ishte raportuar i zhdukur gjatë së enjtes

Është gjetur Muhamet Sadrija nga Peja, i cili gjatë ditës së enjte, është raportuar i zhdukur.

Këtë e ka bërë të ditur vëllai i tij, Xhavit Sadrija.

Muhameti është gjetur shëndosh e mirë në Prishtinë.

Ai ka falënderuar Policinë e Kosovës, gjithë qytetarët, ata që u angazhuan për ta gjetur.

“Sigurisht se shiu i madh sot, ka bërë të veten por mirë ishte! Ju falënderoj nga zemra sinqerisht për  interesimin tuaj, thirrjet dhe mobilizimin tuaj si dhe shpërndarjen në rrjete dhe miqësitë tuaja. Një gjest human dhe miqësor”.

“Të gjithë ata që ne familje kanë persona me sindromwn Down e kuptojnë këtë gjendje…! Falënderoj Policinë e Kosovës dhe juve që u angazhuat fizikisht duke kërkuar anekënd Kosovës, ua kthefshim për të mirë. Respekt maksimal dhe dashni për ju të gjithë. Zoti ju bekoftë”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *