Pamje nga aeroporti i Hamburgut, i dyshuari për shkrepjen e armës thuhet se po mban peng një fëmijë

Aeroporti i qytetit të Hamburgut në Gjermani u mbyll të shtunën mbrëma, pasi një person i armatosur kaloi pengesat me automjetin e tij drejt pistës së fluturimeve.

I dyshuari shkrepi dy herë në ajër, sipas gazetës gjermane Die Welt.

Sipas raportimeve të shumta, i dyshuari thuhet se po mban peng një fëmijë në makinën e tij.

Policia tha gjithashtu se gruaja e burrit i kishte kontaktuar më herët për një rrëmbim të mundshëm të fëmijës.

VIDEO

https://x.com/visegrad24/status/1720908575227171245?s=20

“Aktualisht po supozojmë një situatë statike pengjesh”, shkroi policia e Hamburgut në X.

I dyshuari gjithashtu thuhet se hodhi dy kokteje molotovi nga makina.

Pamjet e publikuara gjerësisht në rrjetet sociale tregojnë situatën në aeroportin e Hamburgut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *