Asambeisti i AAK-së e rrah në Spitalin e Pejës, teknikun e IT-së

Shefi i Zyrës Ligjore në Spitalin e Pejës, Labinot Panxhaj, njëherit asamblist i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zyrën e tij, e ka sulmuar Ylli Agushollin, në detyrën e teknikut të IT-së.

Klani merr vesh nga burimet e saj, se Ylli ka pësuar lëndime në sy dhe trup si pasojë e sulmit, i cili dyshohet se ndodhi në zyren e Labinot Panxhajt.

Lidhur me këtë indicent, Panxhaj është shoqëruar nga policia në stacion për të dhënë deklaratë, ndërsa edhe Agusholli po ashtu ka marrë edhe tretman mjekësor.

Rastin tek autoritetet e sigurisë, e ka lajmëruar babai i Yllit, Bujar Agusholli, njëherësh asamblisti më i votuar i VV-së në Pejë.

Raportohet se Labinot Panxhaj, është recidivist i veprimeve të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *