Ngjarja e rëndë në Prishtinë, kjo është gruaja që u vra nga persona të panjohur

Gazeta Neutral raportoi pak më parë se një grua është vrarë nga persona të panjohur derisa ishte në shtëpinë e saj.

Neutral përmes burimeve të veta mëson se viktima është Liridona Murseli.

Rastin e ka konfirmuar zdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti për Neutralin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *