Donjeta Morina paralajmëron albumin e ri

Donjeta Morina, një nga artistet më të njohura në skenën muzikore shqiptare, ka paralajmëruar albumin e saj të ri.

Ajo ka paralajmëruar se albumi i saj i ri është në rrugë dhe do të përmbajë 10 këngë të reja, shkruan Gazeta Neutral.

Çfarë bën këtë album më të veçantë është fakti që të gjitha këngët janë prodhuar nga producenti i njohur Bini Diez.

Ky album ka shkaktuar entuziazëm të madh te fansat e Donjetës, të cilët presin me padurim për të dëgjuar projektin e ri të saj. Donjeta nuk ka dhënë ende detaje të tjera rreth datës së lansimit të albumit, por ka premtuar se kjo do të jetë një nga projektet më të mëdha dhe më të veçanta në karrierën e saj muzikore.

Ndër të tjerash Donjeta për Gazetën Neutral ka thënë se ky album është shumë i veçant për të dhe ka një kohë të gjatë që po merret me krijimin e tij.

Ky album është një projekt shumë i veçantë për mua. Ka qenë një rrugëtim emocionues dhe frymëzues për të prodhuar këto këngë të reja. Bashkëpunimi me Bini DIez ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme, dhe jam shumë e lumtur me rezultatin përfundimtar. Jam e sigurtë që fansat e mi do ta shijojnë këtë album në mënyrën më të madhe, sepse është bërë me shpirtin tim muzikor më të sinqertë“- ka shtuar këngëtarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *