Ndërpritet ndeshja e Bundesligës, arsyeja është shumë e çuditshme

Është ndërprerë për shtatë minuta ndeshja mes Freiburgut dhe Einchtracht Frankfurtit, e vlefshme për javën e dytë në Bundesligë.

Edhe kjo ndeshje u ndërpre shkaku i protestave nga tifozët gjermanë.

Përveç hedhjes së gjësendeve nga tifozët në fushën e lojës, kësaj radhe u panë edhe dy aeroplanë të telekomanduar duke fluturuar gjithashtu mbi fushën e lojës.

Gjyqtari i ndeshjes pas kësaj urdhëroi skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes.

Sidoqoftë, ndeshja ka rifilluar pas shtatë minutave – pasi u duk se situata u qetësua paksa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *