“A ki me i qitë trafikat për kafe”- Valon Syla tallet me Përparim Ramën

Gazetari Valon Syla është tallur me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Syla me anë të një video të shpërndarë në ‘facebook’, nga rruga ‘Xhorxh Bush’ thotë se rruga është thatë, duke ironizuar me idenë e tij për ta zgjeruar sheshin deri tek Rrethi i Flamurit.

“Çka bone Përparim Rama, a po e sheh që sheshi osht thatë, a deshte me bo deri atje te rrethi i flamurit”, tha ai derisa ka vazhduar ta imitojë Ramën.

Ai është tallur duke thënë se Rama do të vendosë trafikat ku prishtinasit kanë pirë kafe më herët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *