Gazetari Valon Syla është tallur me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Syla me anë të një video të shpërndarë në ‘facebook’, nga rruga ‘Xhorxh Bush’ thotë se rruga është thatë, duke ironizuar me idenë e tij për ta zgjeruar sheshin deri tek Rrethi i Flamurit.
“Çka bone Përparim Rama, a po e sheh që sheshi osht thatë, a deshte me bo deri atje te rrethi i flamurit”, tha ai derisa ka vazhduar ta imitojë Ramën.
Ai është tallur duke thënë se Rama do të vendosë trafikat ku prishtinasit kanë pirë kafe më herët.