“Bëni dua sa më shumë”- Humanisti nga Vushtrria që vdiq në aksident kishte me vete edhe djalin 20-vjeçar

Si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmë në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë, ka humbur jetën Mentor Merovci. I ndjeri mori lëndime serioze dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Viktima Mentor Merovci ka vdekur teksa po trajtohej në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, derisa lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe miqtë e të ndjerit në rrjete sociale.

E lidhur me vdekjen e Mentorit, hoxha Abdulmelik Besfort Maxhuani ka treguar se viktima në aksident ka pasur edhe djalin e tij 20-vjeçar, i cili sipas tij tani po kurohet në spital.

“Bëni dua sa më shumë në këto ditë dhe netë të bekuara që Allahu ta shëroi”, ka shkruar hoxha në Facebook.

Lajmin për aksidentin fillimisht e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *