Britania e Madhe e shpall organizatë terroriste grupin mercenar rus Ëagner, kjo vjen pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi javën e kaluar se do ta bënte vepër penale mbështetjen ose të qenit pjesë e grupit.
Shkelja e urdhrit të ndalimit mund të dënohet deri në 14 vjet burg, raporton skyneës.
Duke shpallur vendimin javën e kaluar, sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman e quajti Ëagnerin “organizatë të dhunshme dhe shkatërruese që ka vepruar jashtë shtetit si një mjet ushtarak i Rusisë së Vladimir Putinit”.
Kujtojmë se udhëheqësi i mercenarëve, Yevgeny Prigozhin ka mbetur i vdekur pas rrëzimit të aeroplanit ku ai ishte pjesë e ekuipazhit. Ndryshe, Ëagner ka vepruar kryesisht në shtetet afrikane dhe në disa vende aziatike.