Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat në orët e vona parashihen të sjellin shi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi mesatare dhe lokalisht e fortë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *