Projektohet biçikleta e parë elektronike që nuk ka nevojë për bateri

Biçikleta elektronike Pi-Pop përdor një superkondensator për të ruajtur energjinë në vend që të mbështetet te bateritë.

Problemi i biçikletave me bateri, është se prodhimi i baterive konsumon shumë burime natyrore si litium ose elementë të tokës së rrallë, të cilët kërkojnë procedura të gjera dhe shpesh me ndikim në mjedis.

Megjithatë, sipërmarrësi francez Adrien Lelièvre ka krijuar një zgjidhje të qëndrueshme.

Shpikësi, i cili ka një përvojë në elektronikë, projektoi dhe patentoi një biçikletë elektronike të quajtur Pi-Pop, e cila nuk përdor bateri litiumi, por superkondensatorë. “Sistemi karikohet kur udhëtimi është i lehtë dhe kur biçikleta frenon – falë frenimit të motorit – energjia kthehet kur nevojitet,” tha Lelièvre, drejtori i STEE, kompania pas kësaj biçiklete.

Për ta thënë thjesht, një superkondensator funksionon duke grumbulluar energji në një mënyrë elektrostatike, ose me anë të një ngarkese që lëviz ngadalë. Në rastin e biçikletës, do të thotë të grumbullohet energjia kur personi pedalon ose frenon dhe ta përdorë atë për të ndihmuar në veprime më të vështira si rinisja ose ngasja përpjetë.

Në prodhimin e biçikletës nuk përdoren materiale tokësore të rralla, pasi superkondensatorët janë bërë nga karboni, polimer përçues, fletë alumini dhe pulpë – materiale për të cilat tashmë ekzistojnë procese riciklimi.

Po ashtu nuk ka nevojë të presësh që biçikleta të karikohet, një përfitim tjetër në krahasim me biçikletat klasike elektronike.

Kompania gjithashtu pretendon se jetëgjatësia e superkondensatorit varion nga 10 deri në 15 vjet krahasuar me pesë ose gjashtë vite për një bateri litium.

Aktualisht, Pi-Pop prodhon 100 biçikleta në muaj. Në të ardhmen, kompania synon të prodhojë një mijë biçikleta në muaj deri në vitin 2024. Lelièvre ka edhe ambicie evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *