Aksident trafiku në Mitrovicë, pesë të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Frashër të Mitrovicës.

Nga ky aksident janë lënduar pesë persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Avni Zahiti.

“Rreth orës 12:40, është raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri , përkatësisht në fshatin Frasher, në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *