Tentim vrasje në Graqanicë, arresohet i dyshuari

Është arrestuar një burrë në Graqanicë, pasi i njëjti dyshohet se ka goditur me veturë, veturën e një gruaje dhe burri tjetër.

Policia njofton se viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

“Graqanicë / 02.05.2024 – 09:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë të tij ka goditur veturën e viktimave femër dhe mashkull kosovarë. Gjatë aksidentit lëndime kanë pësuar viktimat të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *