Profesori nga Serbia: Sa herë që Vuçiqi, Shesheli e Nikoliqi ishin bashkë, Serbia hyri në luftëra

Dy ditë më parë, u njoftua se partia e Aleksandar Vuçiqit (SNS), president i Serbisë, ka arritur koalicion për zgjedhjet lokale me partinë radikale të Vojislav Sheshelit (SRS), i dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavi.

Sipas Bojan Pajtiqit, profesor universitar i së drejtës, ky nuk është vetëm koalicion, por një ribashkim i politikanëve radikal në Serbi. Profesori Pajtiq e përmendi edhe Tomislav Nikoliqin, ish-president i Serbisë, dikur bashkëpunëtor i afërt i Vuçiqit.

“Ky është vetëm një koalicion teknik, në thelb, ky është një ribashkim i radikalëve. Vuçiq dhe Nikoliç u larguan nga Partia Radikale Serbe vetëm sepse ishin të bindur se Shesheli nuk do të kthehej nga Haga në këmbë” – deklaroi Pajtiq për Danas-in, medien opozitare serbe.

Ish-kryeministri i Vojvodinës, pra Pajtiq, vlerësoi se sa herë që këta tre politikanë (Vuçiq, Sheshel dhe Nikoliq), kanë qenë së bashku, Serbia ka hyrë në luftë.

“Një njeri nuk i ndryshon aq lehtë bindjet e tij themelore pas moshës dyzet e pesëdhjetë vjeçare dhe më shpesh nuk i ndryshon ato fare. Problemi më i vogël është se radikalët e bashkuar do të garojnë së bashku për votat. Është një problem shumë më i madh nëse ata fillojnë t’i ndjekin përsëri kroatët, hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe anëtarët e komuniteteve të tjera kombëtare. Sa herë që këta tre kalorës të apokalipsit (i katërti, Millosheviqi, justifikueshëm mungon) ishin bashkë, ky vend hynte në luftëra dhe humbi luftëra, duke jetuar disa nga vitet më të vështira të historisë së tij” – shtoi Pajtiq për Danas-in.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *