Vedat Muriqi bëhet hero, i dhuron fitoren Mallorcas në minutën e 91-të

Vedat Muriqi rikthehet te goli me Mallorcan teksa i dhuroi fitoren të tijve në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos me rezultatin 2-1.

Sulmuesi e nisi titullar ndeshjen ndaj Rayos, dhe shënoi golin e fitores në minutën e 91-të teksa u tregua i saktë nga zhvillimet e një këndoreje.

“Dardani” devijoi saktësisht topin me kokë duke mposhtur portierin kundërshtar dhe duke bërë që të shpërthente festa në stadiumin e Mallorcas.

Periudha e fundit ka qenë problematike për Muriqin për shkak të një dëmtimi që e mbajti për një kohë të gjatë jashtë fushave. Muriqi nuk shënonte prej pesë muajsh në La Liga, teksa golin e fundit e kishte shënuar më datë 30 shtator të vitit 2023, po ndaj Rayo Vallecanos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *